Rëndësia e zgjedhjeve në Kosovë

01.10.2019 16:28:06

Kosova një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik aktualisht është duke promovuar kandidat të rinjë për një qeverisje me të mirë. Ku kandidatët kanë një fjalim për llojin e qeverisë që do të ruajë të gjitha interesat e qytetarit. Prandaj, kandidatët e zgjedhur kanë një përgjegjësi të sigurojnë që vendi të drejtohet në mënyrën më efikase që sjell prosperitet në vend. Shoqërija, brezi ynë aktual pohon për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre për të drejtuar të gjitha punët në emër të tyre. Prandaj, zgjedhjet zhvillohen në mënyrë tipike pasi që shumë njerëz nuk mund të kenë kontroll të drejtpërdrejtë të çështjeve, kështu që ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Kjo fushatë parazgjedhore ofron një platformë të re me kandidat të rinjë dhe që do të ndihmon në zgjidhjen e përleshjes së udhëheqjes së deritanishme në fusha dhe digastere të ndryshme në vend. Kosova, vend demokratik me një shoqëri të aftë për ndryshim. Prandaj, kjo shoqëri është e aftë për zgjedhjen e një qeverije që do të përfaqësoj dinjitetshëm Kosovën. në një periudhë të rregullt. Kështu, shoqërija Kosovare duhet të marr pjesë në procesin zgjedhor, ku do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të merituar në parlament. Këta udhëheqës përfaqësues duhet të kujdesen për mirëqenien e njerëzve të tyre për të siguruar unitet, përparim dhe prosperitet dhe të sigurojnë integritetin e kombit në tërësi. Shoqërija bënë një zgjedhje për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e tyre si dhe të japin mënyra më të mira për zgjidhjen e problemeve përmes përfaqësuesve të tyre. Kështu që vetëm zgjedhja e udhëheqsve më të kualifikuar mund të mbrojë lirinë dhe të drejtat për të gjithë. Kjo zgjedhje e udhëheqjes tani e tutje favorizon vetëm kandidatët që kanë pikëpamje që përputhen me mendimet e mazhorancës dhe reflektojnë vullnetin e njerëzve në çdo kohë. Gjatë tubimeve elektorale ky proces zgjedhor siguron një ndryshim në udhëheqje ka pohuar Gjenerali z. Sami Lushtaku, kryetar i degës në komunën e Skënderajt. Qytetarët e komunës së Skënderajt kan një frymë pozitive dhe demokratike krah liderit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve për deputet. Kështu që ata mund të votojnë për Partinë Demokratike për të formuar një qeveri të re për të ardhmen në vend. Qytetarët kan autoritetin e përgjithshëm për të siguruar që partia e duhur duhet të qeveris në vend. Për më tepër, zgjedhjet u mundësojnë qytetarëve të kontribojnë me pjesëmarrjen e tyre në votim. Në këto zgjedhje Partija Demokratike të Kosovës me kandidaturen e re brenda partisë ka zgjuar interesim të qytetarët e saj duke u dhene hapsirë qytetarve në planprogram. Partija Demokratike me ane të mekanizmit vetë-korrigjues ka marrë parasysh të gjitha kërkesat e publikut. Kjo është një formë përmes së cilës partia me më lidership rishikon performancën e saj dhe i tërheq të gjithë qytetarët e saj. Si përfundim, këto zgjedhje kanë fokusime më të mëdha në zhvillimin e fushes së ekonomisë klasike dhe industriale. Një shtet i zhvilluar ekonomikisht, padyshim që mundëson kushte të mira të jetës, duke permbushur ato me bazike deri tek më lukzose, krijimin e një mirëqenie të përgjithshme shoqerore, ku çdo personë e gëzon një jetë normale, shendetësi funksionale dhe me standarte të larta te operimit të problemeve shëndetësore, me ofrim të kushte të larta profesionale dhe teknike, arsim cilësor, këto janë disa nga karakteristikat e zhvillimit ekonomik, apo standarte globale të zhvillimit. Zgjedhjet të cilat ekonomikishtë objektivë kryesore kan që të vendosin sektorin e industrisë, ngase jemi epoka e zhvillimeve të reja tekonologjike, që bazën e implementimit e kanë në industri.

Shkruan: Vlora GASHI