Lëvizja Vetëvendosje ka korrur një rezultat të keq në Prishtinë; qytetin që ishte konsideruar bastion i saj.
Sipas të dhënave të KQZ’së, tash kur janë numëruar mbi 90% të votave në Prishtinë, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 24.156 vota për Asamble, ose 32.81%. Kurse LDK ka marrë 21.012 vota ose 28.54%.
E që i bie se Vetëvendosje ka një rënie drastike.
Në zgjedhjet e mbajtura tre muaj më parë Vetëvendosje në Prishtinë kishte arritur të marrë 38.691 vota ose 42.48%. LDK, ndërkaq, kishte marrë 30.994 vota ose 34.03%.
E që i bie se Vetëvendosje ka humbur plotë 14.535 vota në Prishtinë.
Kësi humbje si Vetëvendosje ka pësuar vetëm PAN’i në zgjedhjet e qershorit.
Pavarësisht kësaj, në Lëvizjen e Albin Kurtit nuk po e pranojnë këtë rezultat. Ata mbrëmë dhe sot vazhdojnë të bëjnë krahasime me zgjedhjet e para katër vitesh, e jo me zgjedhjet e para tre muajsh, duke u dalë kështu jashtëzakonisht qesharak. /Express