Reshitaj: Behgjet Pacolli e Avdullah Hoti, garancë e zhvillimit të hovshëm ekonomik

09.06.2017 15:48:52

Takimet e shumta me qytetarë, në kohën para dhe gjatë fushatës elektorale, e kanë bindur zv.presidenten e AKR-së, Albena Reshitaj, se fitorja e koalicionit të tyre tashmë është një realitet i pandryshueshëm.

“S’ka vend të cilin e vizituam e që nuk na mbështetën fuqishëm. Qytetarët e duan qeverisjen e njerëzve të mençur e të pastër. Lista e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, është e ardhmja e ndryshimeve të mëdha”, ka shkruar Reshitaj në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Numri 30 i listës LDK-AKR-Alternativa, tha tutje se bërja bashkë e Behgjet Pacollit dhe Avdullah Hotit rreth një ideali, e bashkimi i klasës më të të lartë akademike në listen e koalicionit të shpresës, është fat i madh definitivisht për të gjithë ne që duan zhvillim të hovshëm të Kosovës.