Reshjet e shiut rikthejnë problemet në Hasanbeg

12.11.2016 16:08:26

Banorët e Hasanbegut, katër muaj pas përmbytjeve e katastrofave vazhdojnë të përballen me probleme të shumta.

Reshjet e shiut gjatë gjithë javës kanë bërë që ata të mos ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre për shkak se akoma nuk i kishin riparuar që nga përmbytjet e 6 gushtit.
Hasanbegasit ankohen se me paratë që i kanë marrë deri më tani si kompensim të dëmit nuk kanë munduar të ndërtojnë pothuajse asgjë.

“S’kemi për ta kryer menjëherë, normal ngadalë do shohim tash jam me qira me një banesë edhe atje është koha e caktuar pas asaj do shohim se ku do të shkoj, shpresoj se ngadalë do të ja arrijmë. Ndihmë është 3 200 euro sa për mjeshtrit a për shpinë kanë mbledh nga dashamirët por edhe ata janë pak.”

“Kur s’kemi ku të shkojmë kemi dalë në këtë anë edhe në këtë anë keq është nga zori se s’kemi ku të shkojmë, nuk mund të grumbullojmë të holla për shtëpi ata kanë dhënë diçka por ata nuk dalin, si të kemi mundësi do ta bëjmë si ost ë kemi do të mundohemi veç ta mbulojmë.”

“Kemi marr vetëm 500 euro, disa po i marrin ka 7000 apo 8000 euro në Stajkovc andej ndërsa ne hiq. Po s’kam mundësi që ta rregulloj unë vet, me çka ta rregulloj, po marr 3500-4000 denarë ndihmë sociale, me çka ta rregulloj, ajo po pikon, kush jeton me 4000 denarë po pikon e gjitha”

Edhe përkundër ankesave të shumta të banorëve se paratë e marra nuk iu mjaftojnë për të kthyer shtëpitë e tyre në gjendjen e mëparshme, nga Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve thonë se dëmshpërblimi për pronat e shkatërruara me 6 gusht është duke vazhduar, shkruan Alsat-M.

Më poshtë mund ta shihni një video të shkurtë për vërshimet e disa muajve më parë në Hasanbeg. /lajmi.net