Revitalizimi i Urës së Ibrit ul tensionet mes shqiptarëve e serbëve (Video)

20.11.2016 20:39:41

Edhe të dielën, disa punëtorë ë punojnë  në revitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ndërsa në numër më të madh janë qytetarët që po e shfrytëzojnë këtë urë për të kaluar nga bregu verior në atë jugor të lumit dhe anasjelltas.

Ky qarkullim krijon përshtypjen e uljes së tensioneve ndërmjet serbëve e shqiptarëve e këtë e thonë edhe shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Punimet janë duke u kryer në dy anët e urës. Në pjesën veriore është ndërtuar një rruge e re që çon më thellë në veri të qytetit.

Punimet në revitalizimin e urës së Ibrit në bazë të marrëveshjes së Brukselit filluan me 14 gusht derisa ato duhet të përfundojnë me 20 janar të vitit të ardhshëm.