Rexhep Qosja, me dekoraten e pranuar nga Edi Rama u korit sa s’ka në pleqni!?

27.09.2021 23:18:31
1. Zotëri Rexhep Qosja, me gjiithë respektin e madh që kam për Juve, si njeri i letrave më duket shumë absurde të pranosh dekorata nga “vëllau” ideologjik i Presidentit serb Aleksandër Vuçiq!? Njeriut që edhe sot, derisa mbi qiellin kosovar demonstronin forcën aeroplanat e ushtrisë serbe, e që shoqërohej edhe me ambasadorin rus, edhe njē herë mu në zemër të Prishtinës, rikëmbënguli nē idenë (pansllave; të Open Ballkanit) e dizajnuar nga kuzhinat e ASHS (Akademia e Shkencave Serbe) që tashmë edhe botërisht po e konteston e gjithë bota shqiptare!? 2. Tash s’po kuptoj; “dekoratën ta dhanë në shenjë heshtjeje (se unë asnjë prononcim Tuajin, për Open Ballkanin s’e kam parë!) për këte Projekt djallēzor, për gjithë shqiptarinë!? Apo ta dhanë nga shkaku, se nga Ju ështē kërkuar ta mbroni Edi Ramen nga akuzat për flirtimin (jo)publik me “vëllaun” Vuqiç!? 3. Sikur tē dekoroheshit, për ndonje vepër të re letrare, ashtu sikurse bënë gjeniu i shqiptarisë Ismail Kadare, që punon edhe në moshë të shtyer… do isha më se dakord!? Mendoj që për hirë të korrektësisë intelektuale e akademike, do ishte fer të na jepje gjithëve një shpjegim… (P.S. në fakt, nëse ke menduar që me këtë dekoratë të Edi Rames, do futesh në Mauzoleun historisë së letrave, e ke gabim! Sepse, aty s’ka vend për argat të Serbisë, por, veç për parimorët dhe konsekuentët e kombit) Shneten, shyqyr Zoti e kishe mirë!