Rexhep Selimi tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

05.01.2019 01:00:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ftesat që po çon Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK’së.

Selimi  në televizionin T7 ka treguar se deri tash nuk ka marr ftesë nga Gjykata.

“Ende nuk ka marr ftesë nga Gjykata. Po them ende sepse nuk i dihet”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së ishte e pasur.

“ Ne nuk jemi të fëlliqur. Nuk kemi pse të pastrohemi. Pse duhet një Gjykatë të merret me luftën e UCK’së”, ka thënë Selmi.

Ai ka thënë se themelimi i Gjykatës është absurde për Kosovën