Rezolutat për Thaqin nuk e kanë kërkesën kryesore, lirimin e tij, tha Hamiti

12.10.2016 12:09:07

Nënkryetari i Kuvendnit të Kosovës, Sabri Hamiti duke diskutuar për rezolutat e propozuara në Kuvend për Nehat Thaqin, ka thënë se ato nuk janë të duhura.

Ai ka thënë se nëse rezoluta ka të bëjë me lirimin e Neaht Thaqit edhe pika e parë e rezolutave do duhej të kishte një kërkesë të tillë.

“Pika e parë e rezolutës do të duhej të ishte: Kuvendi i Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaqit, e më pastaj gjërat tjera”, ka thënë Hamiti.