Rezultatet e para të votimit: Zviceranët i thonë po lehtësimit të rregullave për marrjen e nënshtetësisë

12.02.2017 18:36:27

Sot, qytetarët në Zvicër kanë votuar për t’i lehtësuar rregullat e rrepta të marrjes së nënshtetësisë zvicerane, duke ua bërë shumë më të lehtë emigrantëve të gjeneratës së tretë marrjen e nënshtetësisë zvicerane.

Të qenit i lindur në Zvicër nuk ta garanton nënshtetësinë. Banorët jo-zviceranë duket patjetër të presin 12 vite para se ta aplikojnë për nënshtetësi, transmeton Express.

Po ashtu, për ta marrë nënshtetësinë duhet kryer teste dhe intervista qeveritare, të cilat mund të jenë të shtrenjta.

Rezultatet e para tretojnë se 59 për qind e votuesve zviceranë i kanë thënë po thjeshtëzimit të këtyre rregullave.

Me rregullat e reja emigrantët e gjeneratës së tretë – të cilët janë lindur në Zvicër dhe prindërit dhe gjyshërit e të cilëve kanë jetuar përherë në Zvicër –  do të përjashtohen nga intervistat dhe testet në procesin e natyralizimit.