Rezultonte i zhdukur që nga dita e martë, gjendet i vdekur Binak Uka

07.06.2019 17:42:39

Është gjetur i vdekur Binak Uka, 76 vjeçari nga fshati Bokshiq komuna e Klinës.

Ai rezultonte i humbur që nga dita e martë.

Lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të Binak Ukës e ka konfirmuar për Telegrafin, djali i tij, Dardan Uka.

Trupi i pajetë i Binak Ukës është gjetur në lum nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Binak Uka  kishte dalë nga shtëpia rreth orës 5 e mëngjesit në ditën e martë, dhe më nuk ishte kthyer. Familjarët e tij kishin treguar se ai nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor më herët.