Ricky Martin bëhet baba për herë të tretë

03.01.2019 18:07:02

Ricky Martin konsiderohet të jetë njëri nga artistët më të pashëm në botë.

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, bëri të ditur se u bë baba për herë të tretë, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi të kënaqur të ju njoftojmë se jemi bërë prindër të një fëmije të bukur dhe të shëndetshëm Lucia Martin-Yosef”, shkruan ai.

Përndryshe, Ricky Martin kohë më parë tregoi se është homoseksual dhe tha se është bërë gay kur i erdhën në jetë dy djemtë, Matteo dhe Valentino në vitin 2008.