Ridvan Bode reagon në lidhje me akuzat për trukim ndeshjesh

09.09.2016 20:55:16

I përfolur se ka lidhje me trukimin e ndeshjeve të Sport Klub Skënderbeut, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode thotë se, lidhja e tij me ekipin korçar të futbollit është vetëm si tifoz pasi nuk ka qenë asnjëherë financues apo anëtar i bordit drejtues.

Reagim i Ridvan Bodes:

I habitur dhe i indinjuar, mesova nga mediat se eshte permendur emri im, Ridvan Bode, ne justifukimin e nje vendimi per denimin e klubit te futbollit “Skenderbeu” me pezullim nga pjesmarrja ne kompeticionet e liges europiane te futbollit.

Per opinionin publik dua te sqaroj se:

1.- Nuk kam qene asnjehere financues, donator apo anetar bordi ne asnje organizim shoqeror, kulturor apo sportiv ne Shqiperi apo jashte saj.

2.- Si fans futbolli dhe vecanerisht i klubit te futbollit Skenderbeu, kam dhene mbeshtetjen time nga shkallet e stadiumit sic bejne mijra sportdashes. Asnjehere nuk kam kontaktuar per te influencuar ne ecurine e futbollit as drejtuesot e klubit, as trajnerin apo lojtare. Kurre nuk jam takuar apo biseduar per ndeshje apo rezultate me presidente, trajnere apo lojtare te asnje ekipi futbolli.

3.-Nuk kam lidhje me privatizimin e klubit te futbollit Skenderbeu (me sa di ai nuk eshte i privatizuar). Klubi ka qene ne pronesi te bashkise ku kryetar ka qene zv.kryeministri aktual dhe cdo procedure transformimi apo privatizimi kryhet nga bashkia Korce.

 

 

4.-Nuk kam privatizuar ndonje llotari sportive shteterore, pasi nuk ka patur te tilla. Eshte dhene me ligj licensa e llotarise kombetare qe nuk ka te beje me baste sportive.

5.-Shpreh indinjaten time per perfshirje ne nje material te tille, te prezumuar jo politik, te akuzave dhe konsideratave politike te eksppnenteve te qeverise aktuale te bera ndaj meje.

Per sa me siper do te ndjek ligjerisht shpifjet e ulta e denigruese ndaj meje ne te gjitha instancat kompetente.

p.s. nuk jam njohur me asnje material zyrtar. Reagimi im bazohet ne sa eshte shkruar ne media.