Rifat Bilalli i LDK-së, debat me Ramiz Lladrovcin në Asamble komunale në Drenas

07.03.2017 10:31:44

Televizioni lokal i Drenasit “Star Tv” ka publikuar një video ku shihet një përplasje verbale ndërmjet kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rifat Bilalli në njërën nga seancat e kuvendit komunal.

Debati Lladrovci-Bilalli ka të bëjë me qeverisjen në vend, ku asamblisti i LDK-së, thotë se si nuk e ka pasur fatin të ‘vdesë’ e të mos e shoh këtë qeverisje me hajna e bashkëpunëtor të armikut.

Kryetari i Drenasit, Lladrovci i kërkon falje Bilallit, duke thënë se kishte bërë shaka, por asamblisti i LDK-së thotë se shakatë bëhen në kafene, jo në Kuvendin komunal.

Në një pjesë të videos, asamblisti i LDK-së, i cili është i plagosur pesë herë në luftë thotë se nuk ka ikur gjatë luftës në Shqipëri e Gjermani, por ka qëndruar në Kosovë.