Rigjykimi i Ivanoviqit fillon më 24 mars

Rigjykimi i Ivanoviqit fillon më 24 mars

21.03.2017 10:10:06

Rigjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq do të fillojë më 24 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në seancën përgatitore, e cila u mbajt më 7 mars në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me dyer të mbyllura, gjyqtarja e EULEX-it Roxana Komsa njoftoi se paneli ndërkombëtar i gjykatësve të përbëhet edhe nga një gjyqtar kroat dhe slloven, raportojnë mediat serbe.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.