Rikthim në rrugëtimin e gjatë që solli çlirimin e vendit

12.04.2018 13:31:29

Si sot 20-të vite më parë fillova rrugëtimin e gjatë, dhe t’pa ndalshëm deri në çlirimin e vendit tonë…kaluam fusha, male, shkembinjë të lartë për të arritur deri në Tropojë për t’u furnizuar me armë dhe municion.

Nga Bekë Osmanaj

Jam i lumtur që Betimin e  Flamurit  Kombëtar  e bëra në Oden e Daut ( Ibish ) Mulaj në Isniq, nuk e shkela dhe as që u largova për asnjë moment nga ai  betim i dhënë për rreth 16 muaj të luftës…

Në grupin prej gjashtë  pësonash që u nisem drejtë Shqipërisë për armatim ishim: Isuf Haklaj, Ismajl Imeraj, Halil Mulaj, Xhevat Osmonaj, Naser Osdautaj dhe Bekë Osmonaj.
Me mundime të shumta arritëm deri në Tropojë, ku aty në mesin e Atdhetarëve, burrave të sinqertë, idealistave, takova edhe faqëzi dhe përqarës të cilët më luftën e tyre speciale bënë që Kosova dhe populli i saj të jenë të përçarë, ku në atë kohë më së shumti kishte nevoj vendi për unitet dhe kordinim të veprimëve kundër armikut të përbashkët..

Mendova që qenka ngjallur Stalini prapë, dhe fatkeqësisht e pata një frikë dhe parandjenjë të keqë për ditët dhe javët në vazhdim!
Këta faqëzi dhe përqarës të popullit dhe vendit tonë, ja arritën qellimit dhe e bënë argatin e armikut tonë shekullor ku të gjitha këto pengesa, shantazhe, keqpërdorime, shkuan për mrekulli në mullirin e Serbisë… pasojat e atyre ditëve të para të fillimit të luftës ( përqarjës dhe shantazhëve ) i kemi sot pas 20-të vitëve ende në Kosovë, dhe në Parlamentin e saj.


Pa dhënë llogari të gjithë pa përjashtim për veprimet e tyre. Kosova dhe populli i saj edhe për një kohë të gjatë nuk do mundet që të mbahët e fortë në këmbët e veta…

Lavdi, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për bashkëfshatarin, bashkëluftëtarin, dhe bashkëpuntorin tim Komandant Isuf Haklaj, i cili pas luftës u vra pabesisht nga bandat mafioze dhe tradhtarët e vendit tonë, të cilët e sollen vendin këtu ku jemi sot…

Tradhtarët nuk kanë emër tjetër, veçse  Tradhtarët të Kombit…!!!