Roma vazhdon me fitore, kthehet në vendin e dytë

12.02.2017 14:34:38

Roma ka shënuar fitore të pastër ndaj Crotones me rezultat 2:0

Skuadra e Romës ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi në udhëtim ka mposhtur Crotonen me rezultat 0:2.

Golin e parë për Romën e shënoi Radja Nainngolan, ndërsa të dytën Edin Dzeko, i cili në pjesën e parë kishte humbur një penallti.

Pas kësaj fitoreje Roma kthehet në vendin e dytë me 53 pikë, katër më pak se sa Juventus, që sonte luan ndaj Cagliarit në udhëtim.