Ronaldo, “Fenomeni”: Neymar do ta fitojë Topin e Artë në Paris

05.02.2018 23:16:35

Neymar Junior nuk ka pse të mendojë largimin nga PSG për të fituar “Topin e Artë”, sepse këtë trofeu individual do ta marrë pikërisht duke qenë pjesë e parizienëve. Ky është mendimi i Ronaldos, sigurisht jo portugezit, por “Fenomenit” brazilian.

“Ai ka gjithçka për ta fituat Topin e Artë në Paris. Janë disa klube ku do të doja të kisha luajtur gjatë karrierës sime, një prej tyre është PSG. E kam vizituar disa herë Parisin, por kurrë nuk e pata mundësinë për të luajtur për këtë skuadër.”

Tingëllon si një “dhuratë” për 26-vjetorin e ditëlindjes së Neymar kjo deklaratë e “Fenomenit”, që flet edhe për talentin tjetër të PSG-së, Kylian Mbappe, para përplasjes me Realin e Madridit në Champions.

“Ai më kujton veten. Reali duhet të mendojë se si t’i ndalë të dy këta futbollistë.”