Rrah policin, arrestohet një person në Gjakovë ​

01.10.2016 17:36:09

Policia njofton se për pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Një person është arrestuar të premten në Gjakovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Policia njofton se për pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.