Rrahen për pronë

06.10.2016 11:58:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur në mes veti, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në njoftim të Policisë thuhet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.