Rrahet një i ri shqiptar në veri të Mitrovicës

29.09.2017 17:23:25

Një i ri shqiptar, rreth  22 vjeç, është rrahur nga persona të paidentifikuar në veri të Mitrovicës , me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në Rrugën “Kral Petar”.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se personat të cilët e kanë rrahur të riun pa asnjë shkas janë të nacionalitetit serb.