Rrahu kolegen e tij, suspendohet polici në veri

01.02.2017 10:19:24

Mbrëmë rreth orës 23:00 është suspenduar një policë në veri të Mitrovicës për arsye se ka sulmuar fizikisht kolegen e tij, police.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, arsyet e ngatërresës së kolegëve janë private.

“Policia është duke hetuar rrethanat e këtij rastit”, tha Hoti për Telegrafin.

Telegrafi po ashtu merr vesh se policët e përfshirë në këtë konflikt janë Goran Saviq dhe Zorica Jovanoviq, pjesëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë.