Rrëfen Azem Vllasi: Jemi kacafytur, e kam parë kur sulmuesi ka nxjerrë revolen! (Video)

15.03.2017 17:19:21
Masat e sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë janë shtuar në nivelin më të lartë të mundshëm për shkak të Samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Sarajevë.

Krerët e agjencive të sigurisë së Bosnje Hercegovinës kanë bërë të ditur se mund të ngjallen tensione në Sarajevë për shkak të ardhjes së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq mirëpo kanë shtuar se nuk do lejojnë të ndodhë ndonjë incident pasi kanë siguruar vendin.

“Vuçiq është i mirëpritur dhe pa frikë mund të vijë në Sarajevë”, ka thënë ministri i Sigurisë së BeH, Dragan Mektiq.

Ai ka treguar se shoqata e veteranëve ka njoftuar se do të protestojë në Sarajevë, por jo për samitin.

“Protesta do të zhvillohet në një vend tjetër. Ju siguroj që kemi njerëz të mjaftueshëm dhe ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi të gjithë skenarëve”, ka theksuar Metiq.

“Drejtoria e Sigurimit është përgjegjëse për koordinimin e organeve të policisë në BiH”, ka thënë drejtori i saj, Mirsad Viliq.

Ai ka treguar se nuk ka asnjë informacion i cili tregon se Vuçiq mund të sulmohet duke shtuar se masat e sigurisë janë në nivelin e duhur.

Në lidhje me këtë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është politikisht e rëndësishme që kryeministri i Serbisë merr pjesë në konferencë në Sarajevë, pavarësisht vlerësimit të sigurisë.

Duke kujtuar se në muajt e fundit kishte tensione të tepërta në mes Kosovës dhe Serbisë, ato mund të ngjallen edhe gjatë këtij takimi pasi pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.