Rrëfimi i gruas nga Mokra: Si vdiq Ilirjani kur ra zjarri në shtëpi

27.12.2016 12:41:03

Eriola Elezi, gruaja e të ndjerit Ilirjan Elezi që vdiq dje nga asfiksia në banesën ku ra zjarri në Pogradec, tregon:

Bashkëshorti ndodhej në dhomën ku ra zjarri, që ishte i madh. Unë isha në dush, kurse vajza dy vjeçe në gjumë. Tentuam ta shuanim zjarrin me kova me ujë, por më kot. Vjehrra theu xhamin dhe më pas na ndihmuan fqinjët për të dalë. Zjarrfikësja nuk na ka ardhur në ndihmë, se mundet që Ilirjani të shpëtonte.

Deklarata e Policisë:

Më datë 26.12.2016, rreth orës 23:00, jemi njoftuar se në fshatin Bishnicë (Mokër) ka rënë zjarr, në një banesë. Drejt vendngjarjes u nisën shërbime të Policisë dhe Zjarrfikësja. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30 vjeç. Gjithashtu ka marrë dëmtime trupore nëna e tij shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në deklaratën e policisë.