Rregullorja e re evropiane mbron privatësinë e të dhënave

Rregullorja e re evropiane mbron privatësinë e të dhënave

28.05.2018 10:46:34

Rregullorjja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Këshillit Europian, Parlamentit dhe Komisionit, ka hyrë në fuqi 25 maj 2018.

Valon Kryeziu drejtor i Departamentit Ligjor, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tha se kjo rregullore e re evropiane ka të bëj me privatësinë e të dhënave.

“Kjo rregullore krijon mekanizëm evropian. Po ashtu rregullorja do të ketë edhe ndëshkime”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës

Sipas tij kjo rregullore është obligative për shtetet e Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera.

Ai bëri me dije se nga kjo rregullore do të ketë gjoba me miliona euro.