Rrëmujë në emergjencë, të lënduarit akuzojnë mjekët për mos trajtim adekuat (Foto)

19.09.2016 14:30:45

Banuesit në lagjen “Dardania” që u larguan nga banesat, dhe u përdor gazi lotjsellës ndaj tyre, kanë pasur përplasje me mjekët e emergjencës në QKUK.

Një grua ka pasur debatë me një mjeke, duke pretenduar se nuk është shkruar në raport ashtu sic i ka lëndimet.

Të lënduarit më pas i kanë fyer stafin e emergjencës me pretendimin se nuk i kanë trajtuar si duhet.

Në ndërkohë debati është qetësuar nga Policia e Kosovës që është në vend ngjarje, raporton Indeksonline./Indeksonline/