Rrënimi i shtëpisë së Gjergj Fishtës, shteti asnjë fond

27.10.2016 12:02:41

Në këtë shtëpi ka jetuar At Gjergj Fishta, një prej emrave më të vyer të letërsisë shqipe.  I lindur në tetor të vitit 1871, në atë oborr, e këto ambiente, të afërmit e thirrisnin në emër Zef, pasi në fëmijërinë e tij at Gjergj Fishta mbante këtë emër.

1739613

Mandej kur vendosi të shungurohet e ti kushtohet fesë, ai zgjodhi për veten emrin Gjergj. Kjo shtëpi është tani në prag rrënimi të plotë. Pa dyer e dritare, me fragmente muresh të rënë e të plasaritur, me çati të shkatërruar. Pak kush e njeh sot këtë vend, që dikur ka qenë shtëpia e Fishtës, pasi vëmendja është fokusuar tjetërkund. Sot ka pronarët e saj legjitim, të cilët në vitin 2012 kanë kundërshtuar një projekt për restaurimin e saj. Ndërkohë që deri më tani nuk është dhënë asnjë fond nga qeveria për riparimin e ndërtesës. Në murin e saj nuk qëndron as pllaka që tregonte ekzistencen si monument të kulturës. Veç rrënimit, asgjë tjetër nuk i ka ndryshuar shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës. Familjarët e poetit e kanë rrethuar me qëllim për ta mbrojtur megjithëse ajo brenda po rrëzohet. Për riparimin e kësaj ndërtese shteti nuk ka dhënë asnjëherë para.