Rreth 3 mijë shtetas të huaj punojnë në Kosovë

11.10.2016 21:58:31

Në Republikën e Kosovës janë të regjistruar gjithsej 2991 shtetas të huaj, ndërsa me leje të punës janë pajisur gjithsej 1378 punëtorë, tha ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni

Pavarësisht se Kosova ka një numër shumë të madh të papunëve, megjithatë janë rreth 3 mijë punëtorë të huaj që punojnë në shtetin më të ri të Evropës. Këta punëtor kryesisht vijnë nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe një numër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto statistika i ka dhënë Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se në Republikën e Kosovës janë të regjistruar gjithsej 2991 shtetas të huaj, ndërsa me leje të punës janë pajisur gjithsej 1378 punëtorë, shkruan TG.

Ndryshe, një numër i madh i këtyre punëtorëve zakonisht punojnë në punë deficitare, ose kanë investime në Kosovës, siç janë kompanitë turke në aeroport, Elektrodistribucion, Autostradë., etj.