Rreth 3 mijë vota më shumë për Sokol Halitin që fitoi pa balotazh në Viti

24.10.2017 21:19:52

Sokol Haliti i LDK-së në garën për kryetar të Vitisë, ka fituar pa balotazh.

Ai ka marrë mbi 52% të votave, duke lënë prapa kandidatin e VV-së, Sali Salihun me rreth 23% të votave.

Por në zgjedhjet e 2013, Vitia ishte në balotazh, raporton lajmi.net

Sokol Haliti aso kohe kishte fituar 7 mijë e 588 vota.

Për dallim,në zgjedhjet e së dielës kryetari aktual i Vitisë mori 10 mijë e 764 vota. Pra rreth tre mijë vota më shumë, se në zgjedhjet lokale të vitit 2013