Rreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri, Manastirliu publikon shifrat

28.05.2021 21:11:03

Numri i të vaksinuarve në Shqipëria ka shkuar në rreth 766 mijë. Shifra është zbuluar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se objektivi për 1 milion vaksinime brenda qershorit është i mundur.

“765 643 vaksinime të kryera që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh #Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit “, shkruan Manastirliu, e cila ka publikuar edhe disa foto nga vaksinimi i operatorëve turistikë në Vlorë.

Sot, 1 i vdekur dhe 21 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 2807 testime nga të cilat 21 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ana tjetër, pas dy ditësh pa asnjë të vdekur, sot një person i infektuar me covid nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen.

Numri i rasteve aktive me covid në të gjithë vendin ka rënë në 740, ku 343 prej tyre janë në Tiranë. Dibra është qarku me më pak të infektuar me vetëm 4 raste.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Rreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit nëRreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit nëRreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit nëRreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit nëRreth 766 mijë të vaksinuar kundër koronavirusit në