RREZIKIMI I DEMOKRACISË NGA VIRUSËT KIBERNETIK E BIOLOGJIK

11.01.2021 16:58:34
Nga Ahmet Asani
Qëllimi i sulmeve kibernetike me virusë kompjuterik Rusë dhe i sulmeve me virusë biologjik Kinezë, ka për qëllim shkatërrimin e sistemit demokratik pluralist botëror, i cili funksionon në bazë të ekonomisë së tregut!
Për ta shkatërruar sistemin pluralist demokratik në nivelë botëror, jo rastësisht Internacionalja Komuniste fillimisht ka vënë në shënjestër SHBA-të, sepse me rënien e sistemit pluralist demokratik në Amerikë, është e logjikshme që sistemi demokratik pluralist në botë, do të dëmtohet rëndë!
Ligjeratat politike mbi raportet mes demokratëve e republikanëve në SHBA, që i kemi dëgjuar e po i degjojmë nga e majta me frymë moniste, nuk janë gjë tjeter përpos tekste propagandistike në frymën e Internacionales Komuniste, propagandë kjo e cila ta kujton Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe emisionin e Radio Tiranës:”JU FLET TIRANA” – “GOVORI TIRANA”!