Rri n’krye t’LDK-së, akademik Isa Mustafa !

30.07.2019 00:03:23

Nga: Fatmir Bajraj

Akademik Isa Mustafa, kandidati më i pranuar nga LDK-ja dhe më i urryeri nga kundershtarët e LDK-së ! Nëse mund t’merrët si kriter matës, edhe qendrimi & vlerësimi i oponencës, përkatsisht i rivalëve & kundershtarëve politik të LDK-së n’Kosovë, se kush duhet e kush jo, t’bëhet Kryetar i LDK-së, duke shmangur qellimshëm kandidatin e preferuar nga kundershtarët (ngase s’dua t’a dëmtoj), dhe duke përmend vetëm atë që s’e duanë n’krye të LDK-së, dhe t’cilin e fyejnë, e denigrojnë dhe e njollosin paturpësisht, atëherë, Ai është akademik Isa Mustafa, ish Kryeminstër dhe Kryetar aktual i LDK-së. Meq kundershtarët e LDK-së, bëjnë dhe agjitojnë me zell t’jashzakonshëm që Isa Mustafa t’largohet nga pozita e t’parit, dhe t’mos jet kandidat fare për pozitën që mbanë, atëherë, nuk do shumë mendë se pikërisht akademik Isa Mustafa është pengesë e tyre dhe është kthye në tmerr për kundershtarët politik të LDK-së dhe Kosovës. Akademik Isa Mustafa, është personaliteti & figura më unifikuese e LDK-së, i cili ka besimin & mbeshtetjën e të tre brazave n’LDK, falë përvojës politike & përgaditjës profesioanle, si dhe konsistencës në promovimin e interesit nacional-shtetëror të Kosovës, mbi të gjitha…! Meq, nuk e duanë, e luftojnë dhe e urrejnë kundershtarët politik të LDK-së, dhe në anën tjetër, e vlerëson, e mbeshtetë dhe i besonë LDK-ja, atëherë apeli është i qartë : Mos shko akademik Isa Mustafa, rri ; s’paku edhe për një mandat n’krye të LDK-së dhe n’sherbim të kombit & atdheut. Vendit i duheni ma shumë së kurr, dhe këtë sherbim mund t’ia bëni, ma s’miri përmes LDK-së në Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës.