Rrini shlirë: qeverisjen do e drejtojë LDK dhe kryeministri Mustafa, kurse Gjykata speciale do dëshmojë çka i keni bërë njëri-tjetrit!

Nga Rexhep Kastrati

1

E thanë bre më në fund! E thanë se u ka mbetur zhig që është bërë kryeministër Isa Mustafa dhe që LDK e drejton qeverisjen e vendit. Kam thënë vazhdimisht se PDK dhe opozita nuk po e kapërdijnë faktin se drejtimin e qeverisë e ka marr LDK. Dhe nuk kanë pasur dhe nuk kanë faj: gjithë ato parti të dala nga linja e Tiranës/Kretës, e t’ua marrë LDK qeverisjen e Kosovës boll inat për to, sidomos kur të kihet parasysh fakti se vazhdimisht LDK-së ia mernin drejtimin e qeverisë edhe kur i fitonte zgjedhjet. Dhe nga inati veç që nuk pëlcitnin. Nuk u bëri punë as mobilizimi i veglave-kondomë brenda dhe rreth LDK-së për grushtshtet, e as fushata primitive mediatike e prostitutave mediatike dhe e pornotaleve. Prandaj, bashkë me opozitën deshën dhe duan ta kallin Kosovën për inat të LDK-së dhe të kryeministrit Mustafa dhe për hatër të Serbisë. Ky është një shantazh për kryeministrin Mustafa dhe për LDK-në, në kuptimin: o lesho qeverisjen, o ne e kallim Kosovën, me bindjen se si parti dhe kryeministër me përgjegjshmëri të lartë shtetërore dhe kombëtare, LDK dhe kryeministri Mustafa do tërhiqen. Dhe kur dështuan të gjitha, pasi u pa qartë se nuk është në rend dite tërheqja dhe kur bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, tash e thonë hapur se u ka mbetur zhig pse qeverinë e drejton LDK dhe kryeministri Mustafa.

2

Por, rrini shlirë: qeverisjen do ta drejtojë edhe më tej LDK në krye me kryeministrin Isa Mustafa. Ju veçsa po i nxirrni zbuluar veglat-kondomë brenda dhe rreth LDK-së dhe opozitën, dhe po ua bëni të qartë shqiptarëve se për karrige dhe pushtet, jeni në gjendje ta digjnii shtetin. Ju veçsa po zbuloni se autorē të vërtetë të “platformës” së veglave-kondomë brenda dhe rreth LDK-së për tërheqjen e LDK-së nga koalicioni qeverisës jeni ju. Ju veçsa po zbuloni se kërkesa e opozitës për dorëheqjen e kryeministrit Mustafa, është kërkesë e përbashkët e juaja. Dhe kjo është aq e qartë sa nuk ka ku shkon më tej. Veçse një gjë është e sigurt: loja e përbashkët me opozitën dhe me veglat-kondomë brenda dhe rreth LDK-së kundër kryeministrit Mustafa do ju çojë për lesh, sepse kjo lojë është e patëardhme. Ju keni hyrë në fazën përmbyllëse të vetëshkatërrimit, prandaj para se të kërkoni qeverisjen, merruni me veten njëherë! Keni punë të mëdha brenda vetes si PDK bashkë me opozitën. Keni shumë punë të këqija të përbashkëta. Po ashtu keni edhe shumë veprime kundër njëri-tjetrit. Dhe keni frikë se Gjykata speciale do jua zbulojë. Dhe një nga detyrat e juaja është të bashkëpunoni me Gjykatën speciale. Deri atëherë mos na e prekni shtetin! Mos gaboni e po ju vdes ndonjë nëpër burgje, nëpër rrugë e gjetiu, ose mos po ju bën kush vetëvrasje! Gjithsesi, shtetin mos na e prekni!