Shkon në 70 numri i të prekurve me COVID-19, duke u rritur me 6 të prekur në 24 orët e fundit, nga 64 që ishin ditën e djeshme.
35 pacientë ndodhen të shtruar tek Spitali Infektiv në Tiranë.
Njoftimi i Ministrisë
Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: – 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) – dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste: • Tiranë 50 qytetarë • Durrës 5 qytetarë • Lushnje 2 qytetarë • Elbasan 2 qytetarë • Fier 7 qytetarë • Rrogozhinë 2 qytetarë • Kavajë 2 qytetar Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.
Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.








































