Rritet numri, 12 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

11.03.2020 11:50:30

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se ka shkuar në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.

Ajo bëri me dije se janë kryer 157 analiza dhe deri më tani bëhet fjalë për 12 të infektuar.

“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv.

Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja, 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha Rakacolli.