Rritet numri i infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19 në Turqi

29.08.2020 23:00:44

Turqia ka regjistruar mbi 1.500 raste të reja me COVID-19.

Mbi 1.500 raste të reja të koronavirusit dhe më shumë se 1000 persona të shëruar u raportuan në Turqi të shtunën.

Në një njoftim, Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se 1,549 infeksione të tjera kanë rritur numrin e përgjithshëm të vendit në 267,064

Ai tha se 1,003 pacientë të tjerë u rikuperuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar gjithsej numrin në 242,812.

Numri i të vdekurve u rrit me 39 për të arritur 6,284, shtoi ministri.

Një total prej 101,414 testeve të tjera COVID-19 u kryen gjatë 24 orëve të kaluara, duke e rritur totalin deri në mbi 6.93 milionë.