Rritet numri i të prekurve nga lia e dhenve në rajonin e Kriva Pallankës

11.03.2017 10:04:57

Nga tetori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti në rajonin e Komunës së Kriva Pallankës dhe Rankovcës janë regjistruar 164 persona të sëmurë nga lia e dhenve.

Sipas të dhënave nga Njësia rajonale për shërbime higjieno-epidemiologjike pranë Qendrës për Shëndet Publik në Kriva Pallankë, numri i rasteve të regjistruar me këtë sëmundje këtë vit është i pakrahasueshëm me të njëjtën periudhë në vitet 2015/16.

“Në periudhën nga tetori 2016 deri në fund të janarit 2017 numri të regjistruarve me linë e dhenve ka arritur deri 164 persona, ndërsa sezonin e kaluar janë evidentuar vetëm 4 persona. Numri më i madh i të prekurve janë në moshën prej 7 deri 19 vjet nga shkollat fillore, por janë regjistruar edhe të sëmurë nga parashkollorët”, informoi Elena Kërsteva mga Shërbimi higjieno-epidemiologjik në Kriva Pallankë.