Rruga ku bridhte Bo, tash mban emrin e tij: familja e tij me emocione të forta

17.08.2016 14:15:18

Joseph Robinette “Beau” Biden III, djali i zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden, ka qenë një ndër ushtarakët amerikanë në lëmin e drejtësisë ushtarake, që ka pasur rastin të shërbejë edhe në kuadër të KFOR-it amerikan në kmapin “Bondsteell” në Sojevë të Ferizajt.

Për shkak të kancerit në tru, me të cilin luftonte me vite, Bo Bajden, vdiq më 30 maj të vitit të kaluar, duke pikëlluar jo vetëm të atin, zëvednëspresidentin amerikan. Xho Bajden, të ëmen, Xhill dhe në përgjithësi familjen, por edhe shqiptarët, të cilët panë te ai një mik të madh të tyre.

Një vit më vonë, një rrugë në Sojevë të Ferizajt do të mabjë emrin e tij, për të përjetësuar kujtimin për të, si një nga njerëzit e mirë, një ushtarak i përkushtuar, një miqtë e mëdhenj të shqiptarëve.

Në përurimin e emërtimit të kësaj rruge, me emrin e Bo Bajden, do të jetë edhe familja e tij, në krye me zëvendëspresidentin, Xho Bajden, dhe me emocione të forta, do të përjetojnë përejtësimin e kujtimit të birit të tyre në Kosovën, për të cilën është angazhuar shumë Xho Bajden, dhe vetë i biri i tij, Bo.

Edhe për shqiptarët dhe për Kosovën, pra jo vetëm për Ferizajn, ky do të jetë një moment shumë prekës, shumë emocional dhe shprehje e mirënjohjes dhe përkushtimit të Xho Bajden dhe birit të tij, Bo, për Kosovën, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e saj.

Edhe pse zyrtarisht, kjo është vizita e tij e fundit si zëvendëspresident, megjithatë, tashmë me Kosovën, i lidh edhe kujtimi për Bo-në e tyre, për djalin, ushtarakun, njeriun e mirë që derisa pat shëndet dhe fuqi, u mundua të bënte më të mirën për njerëzit dhe për Kosovën.