Rruga për vendlindjen time: GRYKA e RUGOVËS!

30.04.2021 19:05:12

Nga Tahir CUKAJ

13 Fshatra të lidhura njeri më tjetrin si mishi e thoni,më një popullat fisnike dhe njerêzore , dhe e pêrbuzur tani e 13Shekuj dhe 13 pushteteve! Kjo ishte dhe kjo mbeti vetem Rugovë , deri tek dita e sodit, deri tek pushteti i sodit, dhe hiç më i mirë se të parët! E harruar, e përshkelur dhe e përçmuar si popull dhe si teritor më gjithë ato bukuri që ka! Që nga harku dhe shigjeta, Jatagani dhe pushka , pa e anashkaluar sofren dhe penën , askush si kjo Rugovë më rugovasit e sajë! Istikamet i paten djep dhe qefinin mbulesë të krenarisë , në çdo luftë dhe në çdo betejë . Ata benë jetë nê male dhe shpella vetem e vetem për ta ruajtur dinjitetin dhe trojet, u benë roje e kufirit dhe u shendrruen në gur varrit, poshtëruan armiqët dhe kazamatet serbosllave, dhe prap se prap mbeten Rugovë dhe rugovas! Ata u kallen në kulla baruti dhe rilinden ne faqet e historisë për hirin e atdheut,besa edhe duke filluar qe nga Londra e deri në Berilin , dhe që nga Roma e deri në Uashington ngriten zerin për pa drejtesitë historike që iu benë nga fuqitë e mêdha të botës! Po, po keta ishin rugovasit dikur e sot! E , sot e 22vjet çka më thenë për Ty e mira dhe e bukura Rugovë kur ke mbetur e boshatisur dhe kush nga pushteti se bëri as lavren e miut që punoj dhe të krijoj kushte për banim, për rikthim të popullit , por vetem të plaqkiten duke ti pre malet dhe duke ti nacionalizue kopshtijet e dikurshme, dhe duke ta falur token me troje dhe më varre pa të pyetur fare për rrjedhat e saj! Tani mbi ata gur dhe germadha janë varret dhe nê faqet e historisë janë të shkruara lavdet dhe sakrificat, ku deshmi janë varret e vjetra dhe të reja qe kush nga pushteti një fjalë se flet as një kurorë mbi to se vendos! Kjo eshtë çudia e zotit Gryka ime, Rugova ime!