Rrugët e përlotura (poezi) nga Tahir Bezhani

14.11.2019 11:06:53

 

RRURËT E PËRLOTURA

( Din Mehmetit,në nënt vjetorin

e ndarjës nga jeta)

Fluska mendimesh të përmallta

Të shikonin rrugëve,këndeve të qytetit

Bebzave preftonin të lagura kujtimet

E,ti Baclok,

Bisedoje me shpirtin mbetur vargjeve

Buzët të lëviznin e zë nuk dëgjohej

Yll i mbushur lot  me zemrër të plasur

Më humbëshe turbullirës së shikimit

Etjeve të rreshkura në vargun tënd

Pastaj të pava në “Skropion”, ulur

Në këndin ku uleshe përherë

Kafenë e pije mendueshëm

Shpirti m’u dalldis  gëzimeve të djegura

Ofrohëm pranë teje përkulur

Plot zjarr malli si dikur

Hija jote iki gjithësisë,

Ushtimë dëgjova…

Kafeja mbeti e përgjysëmuar

Mbeta i zhgënjyer me dhimbjën flakë

Zemra çarmatosi  sytë e mallit.

Në “Letrën e Binak Bregut Evropës”

Mbështillet kujtesa nëpër shekuj

Sytë lotojnë në  vargje  tuaja

Zjarrishtë e kohëve përlvluse…

Gjakovë,