Rugova: Fitorja e LDK-së është e sigurt

19.11.2017 20:26:26
“Ky është një rezultat i EXIT POLL-it i cili sigurisht se mund të lëvizë por fitorja është e sigurtë. Në shtab është duke u punuar, dhe pres që të jetë një përqindje më e madhe se kjo. Fitorja e LDK-së është e sigurt”.

Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, në komunën e Istogut për katër vitet e ardhshme do të qeverisë Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas këtij rezultati, në Istog ka nisur festa bashkë me Rugovën, i cili tha se fitorja e LDK-së është e sigurt.