Rugova merr përkrahje nga banorët e Shushicës së Ulët dhe Bollopojës

16.10.2017 22:39:44

Kryetari i Istogut, Haki Rugova sot vizitoi fshatrat Shushicë e Ulët dhe Bollopojë.

Aty kryetari aktual dhe njëherësh kanidati i Lidhjes për Istogun, Haki Rugova bisedoi me banorët për planprogramin katër vjeçarë të qeverisjes dhe projektet të cilat do të realizohen mandatin e ardhshëm.

Po ashtu përfaqësuesit e Lidhjes për Istogun i njoftuan banorët për projektin madhor të që do të realizohet për riparimin dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri i cili i përfshin edhe këto dy fshatra./fokusi.org/