Rugova: Pres për së treti fitoren në Istog

13.12.2017 20:57:18

Sonte në kuadër të debatit zgjedhor në Radio Televizione Kosovës (RTK), për zgjedhjet në Komunën e Istogut, të ftuar janë kandidatët për kryetar të kryetar të Istogut. Votën për kryetar të Istogut e kërkojnë, Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kandidati për kryetar të Istogut Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se nuk i vjen mirë që për të tretën herë po futet në zgjedhje, Komuna e Istogut.

“Presim konfirmim e fitores që për të tretën herë në Istog. Ka pasur skandale me vota të diasporës. Ne  do të fitojmë më bindshëm në këto zgjedhje. Puna jonë po zhvillohet në terren. Është një motivim shtesë për fitoren. Shohë vullnet dhe entuziazëm. Shoh se LDK-ja është aty”, tha ai në RTK.

Gjatë debatit, Rugova ka akuzuar Dreshajn për manipulim të votave.

Zgjedhjet për Komunën e Istogut do të mbahen më 17 dhjetor, pasi që Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), mori vendim që rivotim për kryetar komune në Istog.