Rugovë shkemb e gur!

24.07.2020 17:46:03

Nga Tahir Cukaj

Mbretreshë e historisë dhe krahinë luftërash e betejeva. Kush ishte si Ti ? Kurora malesh e fusha të bleruara më istikame të qelura për turk dhe shkja! Më trima të lindur dhe sofren e shtruar për mikun dhe atëdheun dhe e njohur prej kohësh! Të lindur vetem për beteja ! Që nga “Qanakalaja ” e deri në Spanjë lat eshtra dhe varre ! 1-/-Rugovë ,Ti rrënjët i ke nen shkemb dhe gur bjeshke, aty bëre jetë dhe ngrite kulla për ta jetuar jeten! Mbi supe pate dhunë dhe kerbaç pushtetsh, Turkun dhe shkjaun më shekuj i pate në qafë duke të qitur haraq për token dhe për bagëtin , duke ti rrenuar edhe themelet e jetës vetem që të zhbijë nga faqja e dheut, por Ti dite që tu bejsh ballë. Rugovë , Ti në çdo kohë u deshmove për të miren e kombit duke dhenë djem dhe vajza për lirinë e atdheut ! Ti ishe edhe kunder padrejtësive që i behëshin Shqipërisë për coptimin e tokave shqiptare! 2-/-Viti 18778/79 ishin vite të dhimbjeve dhe të luftrave , ku rugovasit ishin ata që të mbeshjellur në qefin dhe Jatagan në dorë u gjeten në “Betejen e përgjakshme të Nokshiqit” duke lenë lavd dhe fitore dhe duke poshtrue cubat e Knjaz Nikollës! Viti 1912/13 ishte vit i luftrave për coptimin e tokave shqiptare ku Rugova ishte pjesë e ketyre luftrave për mbrojtjen e Plavës me Guci më burra Dukagjinit dhe Podgurit. Kohë që ishte në favor të forcave malazeze dhe që kishin mbeshtetjen e forcave turke. Megjithate të pa mposhtur nder beteja! 3-/-Viti 1941/42 Rugovë , Ti në ballë bajraqeve dhe Istikameve që nga Qafa e Çakorrit e deri të Kulla e Zhlepit se bashku më kren e bajraktar të Plaves me Guci dhe Dukagjin dhe Podgur, duke e mbrojtur kufirin dhe tokën atnore! Ska njeri që mund e poshtron dhe histori qe e mund ketë të kaluar! Rugovë, Ti që kurr si deshe pushtetet dhe kurr ste deshen pushtetaret e asnjë kohe ! Të dogjen krala e mbretni më gjë e më shtepi por nga trojet smund të larguan, të qiten llojlloj haraqi vetemse ishe Rugovë dhe jetove ne tokën tënde, por ti kurrë si leshove! Ti pushkatuan krent dhe bajraktart e luftrave me vite dhe dekada duke filluar nga Rizë Zymeri e Zhuk Haxhia e deri tek Sali Rama më dhjetra burra dhe trima por ti nuk u ligështove , dhe nuk leshove votren tende, por pushtetet kurr si deshe e ste deshen sepse ishe Rugovë fisnike! Rugovë , Ti ishe e luftës dhe e paqës, ishe e penës dhe e pushkës . Ti që rrite djem dhe vajza për luftra dhe kazamate. Eshtë e ditur se në çdo kuvend dhe në çdo vendim historik gjuha e rugovasit ishte e theksuar krah burrave të Kosovës! 4-/-Dihet fare mirë se viti 1968 ishte një vit i rikthesave historike për Kosoven .Pa drejtësit dhe dhuna e Aleksander Rankoviçit bëri që të ngritet në kembë rinia e Kosovës , ku pjes e asaj kryengritje ishin edhe rugovasit e Rugoves kreshnike. 5-/-Dihet fare mirë se viti 1981 ishte viti i Kryengritjes se rinisë se Kosovës për barazi nacionale dhe që Kosova të jet Republikë, ku ketu kishin ndikim rugovasit bashk me burrat e Kosoves dhe mbi ta ushtrohej dhun dhe burg prej dekadash. Dihet fare mirë kur iu bë suprimimi Autonomisë se Kosovës dhe derdhej helm dhe tym zjarri në rininë e Kosovës duke mbyllur shkolla dhe univerzitete rugovasit ishin pjesë e proceseve dhe sakrificës se bashku me eliten e Kosovës për ti dalur zot një popullit të pa mbrojtur! Rugovë ti qe ngrite njerëz të pushkës dhe paqes dhe mbarë boten deshmove me urtitë e popullit tendë të stervuajtur nga forca dhe dhuna e Sllobodan Millosheviqit! Ti , qe në londer dhe Berlin deshmove paqe dhe bekim për njerezimin! 6-/-Rugovë ,Ti që rrite djem dhe vajza në UÇK dhe për UÇK që më pushken dhe sofren tende u deshmove ball armikut duke shpetuar jeta njerezish dhe duke mbajtur koridore nga Tropoja e deri në Rrafshin e Dukagjit! Ti ishe ajo Rugova e dikurshme kurse sot pushteti dhe ligjet ta cenojnë jeten për ta jetuar duke e penguar edhe ndertimin e një shtepie familjare! Rugovë Ty që sot të nacionalizohet prona private dhe malet qe denbabadem kanë qenë tokë dhe vater e jotja! Ti duhet të jesh e lir dhe të jesh aty ku qendrove me shekuj! Pushtet dhe pushtetar ta leni të qetë at popull dhi ti ndihmoni si ka hije nje shteti dhe pushteti e mos ia lendoni plaget e rea se i ka të pa sheruara të vjetrat!