Rusia formon ushtrinë e të rinjve

03.08.2016 20:34:34
Krijohet në Rusi “JunArmija”, organizim ushtarako-patriotik për fëmijë dhe adoleshentë, një lloj ushtrie e më të vegjëlve, e kërkuar nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Në një farë mënyre, kjo të kujton pionierët sovjetikë.

“JunArmija” është shkurtim i fjalëve ruse “junost” – rini dhe “armija” – ushtri.

Ky organizim ushtarako-patriotik u regjistrua në gjykatë më 29 korrik.

Sot, ministri Shoigu, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit, deklaroi se kjo ”ushtri” kishte arritur përmasa të mëdha dhe se kishte 76 seksione të shtrira në të gjithë vendin.