Rusia kërkon që të heqim dorë nga formimi i ushtrisë

03.07.2017 21:27:24

Rusia pret nga Prishtina zyrtare të heq dorë nga ideja e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov.

Ai ka thënë se Rusia kërkon që këto përpjekje të zhvendosën drejt sigurisë dhe të drejtave të serbëve të Kosovës.

Meshkov ka përsëritur se Moska qëndron pro dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës.