Sa dhimbshëm lehin qentë…/ vargje nga Tahir Bezhani

13.02.2020 10:03:14

SA DHIMBSHËM LEHIN QENTE…

 

Sa dhimbshëm lehin qentë sot

Në strehën e tyre, në kolibe

Tashmë të zgjidhur nga zinxhirët

Duke lodruar në gjitha anët

Ushqimin e hanë të zgjedhur

Nuk lëpijnë eshtra si fukarajtë

Tash moti ka ndryshuar

Të pamësuar në rrezet e dritës

Dhimbshëm lehin, lehin, lehin…

 

Qentë e sotëm

Përjargin gjoksin,ndyhen gojës,pis

Njëri tjetrin shikojnë çuditshëm

Kërkojnë fajtorin e ndërrimit të motit

Një diell pranvere po vjen  i djersitur

Me erë buke të pjekur,tjetër shije

E,qentë,lehin, lehin, lehin

Dhimshëm!…