Sa i kishte të suksesshme takimet me liderët kosovarë? Ambasadori italian tregon se çka i tha Lajçak

03.03.2021 12:23:33

Sot është dita e fundit e vizitës së emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Kosovë.

E gjatë kësaj vizite, përveç takimeve me liderë politik, ai nuk e ka lënë pa takuar edhe ambasadorë të vendeve të huaja në vendin tonë.

Një të tillë ai e ka realizuar edhe me ambasadorin Italian, Nicola Orlando.

Ky i fundit ka treguar edhe për përshtypjet që ka pasur Lajçak në takimet me liderët e partive në Kosovë.

Orlando ka shtuar po ashtu se pret që dialogu të rinis menjëherë pas formimit të qeverisë së re në Kosovë.

“Më vjen mirë të dëgjoj nga Miroslav Lajçak se ka pasur takime konstruktive në Kosovë. Shohim përpara për rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me ndihmën e SHBA-ve sapo insitucionet të formohen”, ka shkruar Orlando në Tëitter.