Sacchi “godet” Messin

31.07.2016 15:20:06

Figura e njohur e futbollit italian, Arrigo Sacchi, e ka goditur në distancë Leo Messin.

Ai theksoi që yllit të Barcelonës i mungon personaliteti të cilin e kishte Diego Armando Maradona.

“Messi është lojtari më i mirë në botë sot, por ai nuk e ka personalitetin të cilin e kishte Maradona. Messi nuk ka më entuziazëm”, deklaroi Sacchi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ronaldo? Ai është një profesionist i madh. Nuk e ka talentin e Messit, por është një lojtar fantastik. Ai ka vullnet dhe oreks shumë të madh”, shtoi Sacchi.