Saimir Tahiri na shpërndau ushqime të skaduara

12.11.2016 22:03:55

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpërndau sot së bashku me disa punonjës të policisë, ndihma ushqimore për disa banorë në Tiranë, pas përmbytjeve të këtyre ditëve. Mirëpo, një denoncim nga një qytetar është bërë tek ‘Jeta Osh Qef’, i cili thotë se produktet ushqimore janë të skaduara.

“Erdhi Saimir Tahiri sot me policinë e shtetit për përmbytjet në Tiranë, bashkë me njerëzit e Bashkisë te Treshi, te bregu lumit. Shiko çfarë kanë sjellë, ushqime të skaduara, shteti po tallet me neve. Kushedi sa vjet kanë në magazinat e shtetit”, denoncon qytetari.