Sali Berisha ka ditëlindjen: Falenderon Zotin dhe Lilin!

15.10.2016 10:21:44

Ish-kryeministri Berisha sot ka ditëlindjen. Ai është 72-vjec dhe këtë gjë ai e ka bërë të ditur në një postim në Facebook. Sipas ish-kryeministrit, të bëhesh 72 vjeç, dhe të të duket vjeshta pranverë, është një bekim dhe fitore.

“Miq, është fitore dhe bekim të bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë! Mirënjohje të pakufishme Zotit, Lilit e të gjithë familjareve, miqve, të afërmve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi, që me dashuri, përkushtim të madh me kanë shoqëruar dhe aq shumë më kanë ndihmuar, mbështetur, frymëzuar përgjatë këtij rrugetimi. Zoti i bekoftë!! sb”, shkruan Berisha.